DnV: Rreth 100 raste të fotografimit të votës

15:33 | 6 Tetor 2019
Arbresh.info

Kanë kaluar më shumë se 8 orë që kur janë hapur vendvotimet në të gjitha qendrat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

E koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)” në konferencën e tretë të mbajtur gjatë ditës ka paraqitur mbarëvajtjen e procesit deri në orën 13:00, shkruan arbresh.info.

E përfaqësuesi i DnV-së, Artan Murati ka thënë se procesi është duke zhvilluar qetë.

“Procesi është duke u zhvilluar i qetë dhe pa incidente serioze por janë evidentuar disa problematika. Ka pas raste kur qytetarët kanë pas vështirësi të gjejnë vendvotimin e  duhur, tek 7 mijë e 200 vendvotime”, ka thënë ai.

Murati ka shtuar gjithash se kanë votuar rreth 19% të qytetarëve.

“Sipas raporti të vëzhgueseve të DnV-së dalja në votim deri në orën 13:00 është rreth 372 mijë qytetarë me të drejtë votë ose në tersi rreth 19%”, ka thënë ai.

Ai ka ripërsëritur paraqitjen e rasteve problematike si identifikimi i votueseve e ofrimi i asistencës.

“Identifikimi i votuesve është shfaqur si problematik, 317 persona janë identifikuar dhe janë lejuar të votojnë me dokumente të vlefshme por me afat të skaduar. Ofrimi i asistencës një nga çështjet që është identifikuar më së shpeshti, prej 09:30 deri 13:00 janë raportuar afër 22 mijë votues që kanë votuar me asistencë”, ka thënë ai.

Murati ka thënë se fotografimi i votës ka ndodhur në 83 raste.

“Cenimi i fshehtësisë së votës prej orës 09:30 deri 13:00 , fotografimi i votës prej  ka ndodhur në 83 raste, bërja publike e vendvotimit 31 raste dhe qëndrimi i më shumë se një personi brenda kabinës së vendvotimit ka ndodhur në 96 raste”, ka thënë ai.

DnV u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për pjesëmarrje ne votim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme