Kanë kaluar më shumë se 8 orë që kur janë hapur vendvotimet në të gjitha qendrat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
E koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)” në konferencën e tretë të mbajtur gjatë ditës ka paraqitur mbarëvajtjen e procesit deri në orën 13:00, shkruan arbresh.info.
E përfaqësuesi i DnV-së, Artan Murati ka thënë se procesi është duke zhvilluar qetë.
“Procesi është duke u zhvilluar i qetë dhe pa incidente serioze por janë evidentuar disa problematika. Ka pas raste kur qytetarët kanë pas vështirësi të gjejnë vendvotimin e duhur, tek 7 mijë e 200 vendvotime”, ka thënë ai.
Murati ka shtuar gjithash se kanë votuar rreth 19% të qytetarëve.
“Sipas raporti të vëzhgueseve të DnV-së dalja në votim deri në orën 13:00 është rreth 372 mijë qytetarë me të drejtë votë ose në tersi rreth 19%”, ka thënë ai.
Ai ka ripërsëritur paraqitjen e rasteve problematike si identifikimi i votueseve e ofrimi i asistencës.
“Identifikimi i votuesve është shfaqur si problematik, 317 persona janë identifikuar dhe janë lejuar të votojnë me dokumente të vlefshme por me afat të skaduar. Ofrimi i asistencës një nga çështjet që është identifikuar më së shpeshti, prej 09:30 deri 13:00 janë raportuar afër 22 mijë votues që kanë votuar me asistencë”, ka thënë ai.
Murati ka thënë se fotografimi i votës ka ndodhur në 83 raste.
“Cenimi i fshehtësisë së votës prej orës 09:30 deri 13:00 , fotografimi i votës prej ka ndodhur në 83 raste, bërja publike e vendvotimit 31 raste dhe qëndrimi i më shumë se një personi brenda kabinës së vendvotimit ka ndodhur në 96 raste”, ka thënë ai.
DnV u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për pjesëmarrje ne votim./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...