Ismet Kryeziu nga Demokracia ka treguar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rezultatet preliminare .
Ai në një konferencë për media tha se Demokracia në Veprim po vazhdon të vëzhgoj procesin e numërimit të votave në të gjithë territorin e Kosovës, përveç në dy vendvotime në Deçan, ku vëzhguesit e DnV-së janë detyruar të largohen nga ato vendvotime, raporton “Arbresh.info.
Ai u bëri thirrje partive politike të mos bëjnë presion mbi komisionarët dhe vëzhguesit, në mënyrë që të ketë një proces të rregullt të numërimit të votave, në mënyrë që të garantohet legjitimitetit i votave.
Në Deçan në dy vendvotime jemi detyruar të tërheqim vëzhguesit tanë, dhe policia po merret me procesin e numërimit. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike të mos bëjnë presion në vëzhguesit e DnV-së”, tha Kryeziu.
Kryeziu tha se në bazë të të gjeturave të DnV-së, do të jap rezultatet preliminare bazuar në 30 për qind të rezultateve në shtrirjen horizontale në gjithë Kosovën. Por, sipas tij, këto rezultate nuk janë rezultate zyrtare, por vetëm preliminare.
“Bazuar në rezultatet preliminare në shtrirjen prej 30 për qind të vend votimeve në Kosovë janë këto Koalicioni PAN, PDK-AAK dhe Nisma është 36. 9 për qind, Koalicioni LDK -AKR-Alternativa është 26.2 për qind , Vetëvendosje 24. 7 për qind, Lista Serbe 3.5 për qind dhe të tjerat 8.8 për qind “, u shpreh Kryeziu.
Sipas tij në këtë rezultat nuk përfshihen votat me kusht dhe nga jashtë.
Ai u bëri thirrje partive politike të mos thërrasin qytetarët për të festuar, por t’i presin rezultatet./Arbresh.info
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...