Sot, koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), ka organizuar një tryezë diskutimi ku është publikuar “Raporti i Vëzhgimit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës”, të cilat u mbajtën më 6 tetor të këtij viti.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin ligjvënës nga legjislatura e kaluar, zyrtarë të institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, subjektet politike si dhe kori diplomatik.
“Të gjeturat kryesore të raportit të monitorimit të zgjedhjeve u prezantuan nga Eugen Cakolli nga DnV, i cili vlerësoi që procesi zgjedhor është zhvilluar në frymë demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për të organizimit të zgjedhjeve, përveç në komunat me shumicë serbe, ku qytetarëve iu është bërë presion të votojnë një subjekt të caktuar politik. “Sidoqoftë, pavarësisht vlerësimit pozitiv për zgjedhjet, 88.2% e vendvotimeve i janë nënshtruar procesit të rinumërimit, kryesisht lidhur me gabimin teknik të Sekretariatit të KQZ-së në formularët e përputhjes së rezultateve, duke shkaktuar vonesën më të gjatë të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve që nga viti 2010”, tha Cakolli.
Ai gjithashtu theksoi që pranimi i mbi 6 mijë pakove me fletëvotime të supozuara përmes votimit me postë jashtë vendit pas afatit ligjor dhe anulimi i mbi 3 mijë votave të ardhura nga Serbia jashtë procedurës së paraparë ligjore, janë dy nga çështjet më të ndjeshme dhe komplekse që kanë karakterizuar këto zgjedhje.
“Monitorimi i shpenzimeve të subjekteve politike gjatë fushatës tregon që në 747 aktivitete, sipas përllogaritjeve, janë shpenzuar rreth 3.6 milion Euro. Tavani i shpenzimeve për fushatën zgjedhore, siç parashihet me ligj, është tejkaluar vetëm nga LDK” shtoi ai.
Sa i përket rekomandimeve që dalin nga ky raport, fillimisht u theksua që reforma zgjedhore duhet të jetë një nga prioritetet kyçe të qeverisjes së ardhshme dhe e njëjta duhet të përfshijë sfidat e evidentuara gjatë këtyre zgjedhjeve. Ndërsa, rekomandimet tjera u tha që synojnë përmirësimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë çështjen e afateve të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, numërimin, përmirësimin e kapaciteteve të trupave menaxhuese të zgjedhjeve, votimin jashtë vendit, informimin dhe edukimin e votuesve, fushatën zgjedhore, financimin e subjekteve politike gjatë fushatës, listën e votuesve, përfaqësimin gjinor në lista të kandidatëve, drejtësinë zgjedhore dhe harmonizimin e kornizës ligjore.
Paneli i diskutimit në këtë tryezë u përbërë nga drejtori per Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, si dhe ish-kryetari i Komisionit Ad-hoc për Forcimin dhe Përmirësimin e Procesit Zgjedhor, Avdullah Hoti. Duke diskutuar për rëndësinë e reformës zgjedhore, si parakusht për tejkalimin e sfidave të dala nga këto zgjedhje.
Pjesëmarrësit u pajtuan që të gjithë akterët relevant duhet të japin kontributin e tyre në përmbylljen e procesit të kamotshëm të reformës zgjedhore, i cili duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të skenës politike kosovare./arbresh.info
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...