Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile ‘Demokracia në Veprim (DNV), e ka quajtur shqetësuese shfrytëzimin e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore nga partitë politike.
Në një konferencë për media të mbajtur të martën DNV ka bërë të ditur të dhëna nga monitorimi i deri tanishëm i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, është thënë se deri tani mbi 2000 fëmijë kanë marr pjesë në aktivitetet e partive politike.
“Shqetësuese është fakti që subjektet po i shfrytëzojnë fëmijët në fushatë. Në aktivitetet e deritanishme mbi 2000 fëmijë kanë marr pjesë në aktivitetet e subjekteve politike duke bartur postere apo materiale propagandistike”, ka thënë Albert Krasniqi nga DNV, shkruan lajmi.net.
Ai po ashtu ka përmendur faktin se në këtë fushatë po përdoren edhe veturat zyrtare.
Krasniqi ka thënë se deri më tani janë vëzhguar rreth 390 aktivitete, ndërsa vetëm në 20 prej tyre ka pasur 1000 e më shumë pjesëmarrës, ndërsa në pjesën tjetër pjesëmarrja sipas tij ka qenë nga 50 deri në 500 persona. Ai po ashtu ka thënë se në këtë fushatë po vërehet shfrytëzimi i resurseve publike. Ku përfshihen edhe përdorimi i veturave zyrtare.
Ai ka thënë se deri më tani kanë raportuar ne PZAP rreth 50 shkelje. Ndërsa deri më tani janë shqiptuar mbi 16 mijë euro gjoba pas raportimeve të DnV-së në PZAP.
Ndërsa, Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol që është pjesë e Demokracisë në Veprim ka thënë se në monitorimin e mediave janë përfshirë gazetat dhe televizionet në gjuhën shqipe.
Ai ka thënë se në gazeta deri në 65% e teksteve përfshijnë edhe një lloj të analize, pra ia thotë se nuk vetëm raportim të fushatës por përfshihet edhe një lloj analize. Sipas Zogajt, gazetat më së shumti janë duke raportuar për aktivitetet e LDK-së, duke u përcjellë nga Vetëvendosje, ndërsa PDK renditet e treta e përcjellë nga AAK.
Ndërsa në televizione më së shumti raportohet për aktivitetet e Vetëvendosjes me 25% e përcjell nga LDK me 19% ndërsa PDK është e treta me 11%./Lajmi.net/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...