Rrjeti i organizatave që merret me monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka thënë të shtunën se respektimi i masave për luftim të pandemisë së koronavirusit pothuajse është braktisur gjatë fushatës së zhvilluar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sipas këtij rrjeti, në mosrespektimin e masave kundër pandemisë, kanë pasur ndikim kontrollet dhe inspektimet e pamjaftueshme në institucionet përkatëse.
Në një konfenrecë për media, DnV, ka prezantuar një vlerësim rreth mbarëvajtjes së fushatës.
Demokracia në Veprim e ka cilësuar fushatën zgjedhore të qetë, derisa ka përmendur edhe se një pjesë e mirë e fushatës – edhe për shkak të pandemisë – është bartur në rrjetet sociale.
Ky rrjet e ka përmendur mungesën e transparencës në fondet e ndara për fushatë, shkruan arbresh.info.
“Platformat ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ janë shfrytëzuar masivisht nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe për ata për kuvendet komunale për plasim të informatave, shpalosje të ofertave programore, shpalosje të aktiviteteve e thirrjeve për votim. Ndonëse shumica dërrmuese e këtyre postimeve ishin të sponsorizuara, transparenca për koston financiare të fushatave dixhitale mungon”, është thënë në konferencë.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur të shpërndajë materialin zgjedhor – përfshirë fletëvotimet – për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...