Pas mbylljes së vendvotimeve, procesi i sotëm i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë por me pjesëmarrje më të ulët të qytetarëve në zgjedhje krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Dita e zgjedhjeve nuk është karakterizuar nga ndonjë incident serioz brenda vendvotimeve, që do të mund t’a cenonte integritetin apo kredibilitetin e procesit.
Sipas DnV, gjatë tërë ditës së votimit, është regjistruar një trend përgjithësisht linear i pjesëmarrjes në votime, pa ndonjë fluks të theksuar të votueseve në qendra të votimit. Respektimi i masave mbrojtëse kundër Covid 19 ka qenë i mangët, sidomos nga votuesit në zonat rurale, por duke mos përjashtuar edhe stafin zgjedhor.
“Në pjesën e pasdites janë vërejtur lëvizje të eksponentëve të subjekteve politike në lokacione të caktuara, përfshirë kryeministrin e vendit, gjë që mund të interpretohet si ushtrim i ndikimit mbi vullnetin e votuesve.
Është vërejtur interes i shtuar i mediumeve dhe organizatave për të matur disponimin e votuesve përmes administrimit të exit polleve në dalje të qendrave të votimit. Është raportuar edhe për kufizim të disa mediave në vëzhgimin e mbarëvajtjes së procesit brenda vendvotimeve.
Sa i përket parregullësive procedurale, edhe ky proces është përcjellë nga probleme të cilat janë përsëritur në të gjitha proceset zgjedhore paraprake. Pasaktësitë në listën e votuesve (rreth 50% e vendvotimeve), dhe trendi tejet i lartë i votimit me asistencë (mbi 90% e vendvotimeve) janë dy fenomenet më të shprehura në raundin e dyrtë të zgjedhjeve.
Vlen të theksohet se në këtë proces zgjedhor rastet e fotografimit të votës kanë shënuar rënie të ndjeshme, krahasuar me proceset paraprake zgjedhore, ku ky fenomen ka qenë shumë i shprehur.
Në pritje të fillimit të procesit të numërimit, DnV bën thirrje për kujdes dhe vëmendje të shtuar nga ana e stafit zgjedhor për të garantuar reflektim të drejtë të vullnetit qytetar. Po ashtu, ftojmë subjektet politike dhe mbështetësit e tyre që të mos shpallin fitoret eventuale bazuar në burime jozyrtare, por të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e DnV-së.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty