Koalicioni i organizatave jo qeveritare për monitorimin e zgjedhjeve të 11 qershorit, Demokracia në Veprim, ka bërë 69 ankesa në Panelin Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtresa, për shkeljet e subjekteve politike që kanë bërë gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.
Nga monitorimi i 655 aktivitete të subjekteve politike, që i bie rreth 100 për çdo ditë, sipas DnV-së pjesëmarrja e qytetarëve në tubimet elektorale ka qenë i vogël, pasi vetëm në 49 tubime kanë qenë më shumë se 1 mijë pjesëmarrës, derisa në të gjithë tjerat kanë qenë nga 50 deri në 500 pjesëmarrës.
Përfshirja e fëmijëve edhe në këtë fushatë ishte dukuri shqetësuese, ku sipas monitorimit të DnV-së 3 mijë e 653 fëmijë kanë qenë të përfshirë në fushata nga subjektet politike.
Albert Krasniqi nga DnV-ja, tha se nga monitorimi i tyre në terën kanë vërejtur se ka pasur shfrytëzim të resurseve publike. Derisa, për shkelje të rregullave kanë bërë 69 ankesa në PZAP.
“Përdorimi i resurseve publike ka qenë i shprehur mjaft shumë në aktivitetet e subjekteve politike, ku janë shfrytëzuar nëpunësit civilë që kanë përdorur qoftë burimet, qoftë pozitën e tyre për qëllime të fushatës zgjedhore. Në përgjithësi, ne kemi arritur t’i identifikojmë 57 vetura zyrtare dhe 49 nëpunës civilë që janë përfshirë në fushatë zgjedhore. Për këtë arsye dhe arsye të tjera të shkeljes së rregullave zgjedhore, Demokracia në Veprim ka dorëzuar në PZAP 69 ankesa, prej të cilave 54 janë vendosur si të pranuara, ndërsa kanë mbetur në shqyrtim edhe 15 tjera. Ajo shifra, të cilat janë shqiptuar nga PZAP-ja ndaj subjekteve politike vetëm nga ankesat e DnV-së arrin në shumën e 102 mijë e 800 euro, që subjektet politike obligohen që brenda 15 ditëve t’i shlyejnë këto gjoba”, tha Krasniqi.
Ankesat e DnV-së, Krasniqi tha se kanë të bëjnë me shkelje të rregullave të zgjedhjeve, kryesisht me vendosjen e posterëve në vende të palejuara.
“Janë të natyrave të ndryshme, të cilat janë për vepra që ndalohen të kryhen nga subjektet gjatë fushatës zgjedhore. Kryesisht janë për vendosje të materialeve në hapësirat publike, shtylla elektrike, institucione fetare, kulturore, aty ku vëzhguesit tanë kanë hasur. Ka pasur ankesa për gjuhë të urrejtjes në spotet e partive politike, por edhe për grumbullime të nënshkrimeve të cilat i kanë bërë partitë politike që ne kemi konsideruar si presion apo varësi ekonomike që mund të ushtrohet ndaj votuesve. Mirëpo, kjo ankesë e jona është në shqyrtim dhe prokuroria do të merret me këtë lëndë, sepse kalon kompetencat e PZAP-së”, tha Krasniqi.
Po ashtu, gjatë monitorimit të fushatës, sipas Krasniqit gjuha e urrejtjes ka qenë e pranishme në tubimet e subjekteve politike, por më pak se sa në fushatat e kaluara. Derisa, pjesëmarrja në tubime e grave ishte e ulët, vetëm 17 për qind, ndërsa folëse kanë qenë vetëm 18 për qind.
Demokracia në Veprim ka bërë të ditur edhe përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve të nesërme. Ismet Kryeziu nga DnV-ja, tha se ata si koalicion janë të gatshëm për monitorimin e zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme dhe do të kenë në secilin vendvotim monitorues.
“Ne si koalicion i organizatave vendore për vazhdimin e zgjedhjeve kemi bërë të gjitha përgatitjet për nesër dhe tani në këtë rrjet të organizatave janë të akredituar 2 mijë e 912 vëzhgues, të cilët do të mbulojnë të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet në ditën e nesërme. Gjithashtu, kemi 9 ekipe lëvizëse, 151 vullnetarë, të cilët do të jenë pjesë e qendrës së thirrjes dhe qendrës së komunikimit me publikun, e cila do të jetë e vendosur në “Sirius”. Demokracia në Veprim iu bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të mos ushtrojnë presion mbi qytetarët e tyre dhe përmes vëzhguesve të tyre, anëtarëve të tyre të krijojnë mundësinë dhe ambient ky qytetarët mund të vendosin në mënyrë të lirë dhe të drejtë, dhe në këtë formë të garantohet një proces fer për gjithë akterët që janë pjesë e garës”, tha Kryeziu.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...