Google ADS

DnV-ja: Incidentet në Mitrovicë e Skenderaj të papranueshme dhe të dënueshme

13:38 | 2 Shkurt 2021
M. A.

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka kërkuar nga paritë politike që bëjnë fushatë të qetë, ndërsa incidentet në Mitrovicë e Skenderaj i ka quajtur të dënueshme dhe të papranueshme

Eugen Cakolli në një konferencë për medie ku ka shpalosur planin e DnV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se incidentet si ai në Mitrovicë dhe Skenderaj janë të papranueshme dhe të dënueshme.

“DnV kërkon që këto zgjedhje të jetë fushata e qetë. Incidentet e ndodhura së fundmi si ajo e Kurtit dhe Osmani në Mitrovicë si dhe në Skenderaj i vlerësojmë të papranueshme dhe të dënueshme. Subjekteve politike tu garantohet e drejta e lëvizjes, qytetarët të përmbahen nga nxitja e tensioneve”, ka thënë ai, ku ka bërë të ditur se fushata 10 ditëshe do të monitorohet nga DnV-ja.

Po ashtu Demokracia në Veperim ka evidentuar shumë aktivitete që nuk kanë përfillur masat e caktuara kundër përhapjes së pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme