Demokracia në Veprim ka gjetur një varg shkeljesh në procesin zgjedhor në disa komuna të vendit.
Albert Krasniqi ka thënë në konferencën e parë për media të organizatave të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” tha se në 5.9 për qind të vendvotimeve ka pasur vonesa në hapjen e tyre deri në 10 minuta pas kohës kur është dashur të hapen, shkruan arbresh.info.
“Raportohet që në 5.9 për qind të vendvotimeve ka pasur vonesa deri në 10 minuta për hapjen e tyre kur në 7 vendvotime kanë qenë të mbyllura kur kemi kontaktuar me vëzhguesit tanë. Gjashtë prej këtyre vendvotimeve janë në Deçan dhe një në Mitrovicën veriore. Në 2.4 për qind të vendbvotimeve ka munguar materiali zgjedhore dhe rastet më të shpejta janë në komunën e Deçanit ku kanë munguar vulat”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se është vërejtur prania e materialeve propaganduese në 3,67 për qind të qendrave të votimit.
Po ashtu një prej gjetjeve të DnV-së ka qenë edhe ngatërresa e vulave.
“KQZ duhet të jap sqarime se përse ka ndodhur deri te numri kaq i madh ky numër i rasteve pasi mund të qoj deri te ‘Treni Bullgar’ ku vulosen fletëvotime që nuk janë marrë nga vendvotimet”, është shprehur Krasniqi.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1574050772660009/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...