Demokracia në veprim dyshon se edhe në Komunën e Deçanit mund të ketë ndodhur fenomeni i ashtuquajtur “treni bullgar”, raporton arbresh.info.
“Kemi kërku nga KQZ që ta qartësojnë këtë, se kemi dyshime që në Deçan është përdor një sistem i tillë. Pasi që atje është tapprtuar për mungesë të vulave në disa qendra të votimit, dhe kemi dyshim që kjo ka ndodhur për këtë,” është shprehur Alber Krasniqi për arbresh.info.
“Treni bullgar” është raportuar edhe në Mitrovicë, për të cilën janë ndaluar disa kryesues të Qendrave të votimit.
“Treni bullgar”, kjo mënyrë e manipulimit të votës e ka marrë këtë emër, pasi që për herë të parë është përdorur në Bullgari.
Atje, votuesi i cili e kishte ndarë mendjen ta shesë votën, jashtë qendrës së votimit kishte marrë një fletëvotim të plotësuar, ndërsa brenda qendrës e kishte marrë edhe fletën e zbrazët dhe në kuti e kishte hedhur fletën e plotësuar, që e kishte marrë jashtë.
Fletën e pashënuar e kishte nxjerrë përsëri jashtë për t’ia dorëzuar blerësve të votave dhe në këtë mënyrë për të kaluar në duart e një votuesi tjetër të lëkundur./arbresh.info/
U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe shefi i misionit të EULEX-i...
LDK sot dorëzon në Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publik
Gjinia nuk ishte faktor qendror në zgjedhjet presidenciale
“Mos u merr me mua”, Gresa nervozohet me Vullnetin
Prenkaj: Deklaratat e Gërvallës për Trumpin nuk do të kalojn...
Vashat dardane mësojnë kundershtaret për edicionin e ri të L...