Google ADS

DnV demanton KQZ-në: 12 vendvotime u hapën me 30 minuta vonesë

09:48 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka demantuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që në konferencën e parë për media.

Albert Krasniqi nga DnV ka thënë se 12 vendvotime në 19 komunat ku sot po votohet në rrethin e dytë për zgjedhjet lokale, janë hapur me vonesë, shkruan arbresh.info.

Krasniqi ka thënë se vonesa në hapjen e këtyre qendrave ka qenë deri 30 minuta.

“Vëzhguesit tanë kanë evidentuar vonesa në 12 vendvotime 1777 sa janë gjithsej prej të cilave në 50 për qind ka qenë arsyeja vonesa e komisionarëve. Prizren ka 5 vonesa në 5 vendvotime, Suharekë, Prishtinë 2 dhe Klinë dhe Rahovec me nga një vendvotime ku janë shënuar vonesa deri në 30 min”, ka thënë Krasniqi.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme