Google ADS

DnV: 26 raste të tentimit për të votuar më shumë se një herë

14:25 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Në tri komuna të Kosovës është evidentuar tendenca për të votuar më shumë se një herë.

Kështu ka bërë të ditur Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim në një konferencë për media, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për komunat e Ferizajt, Mitrovicës e Prizrenit.

“Parregullësitë që janë evidentuar janë tentimet për të votuar më shumë se një herë ku janë evidentuar 26 raste në 9 vendvotime në Ferizaj, Mitrovicë e Prizren”, ka thënë Krasniqi.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme