DnV: 165 vendvotime hapen me vonesë

10:38 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Rrjeti i Organizatave Demokracia në Veprim që është duke i monitoruar zgjedhjet, përmes një konference për media ka shpalosur disa parregullsi, por nuk i ka quajtur të mëdha.

Albert Krasniqi nga DNV ka thënë se në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë simpatizant të PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR janë prezantuar si vëzhgues, por pastaj nga drejtoresha e shkollës janë larguar nga shkolla.

Po ashtu, në Prizren është lejuar të votojë një person i cili ka pasur shenja në gisht se ka votuar më herët.

Sipas Krasniqit, nuk është raportuar për ndonjë incident serioze, dhe votimi po rrjedh normalisht.

Në konferencë u tha se 165 vendvotime janë hapur me vonesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme