Novak Djokovic është larguar përfundimisht nga Australia, pasi gjykata vendosi kundër tij sot.
Djokovicit i është refuzuar viza dhe kësisoj nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin në “Australian Open”.
Ndërkohë, tani raportohet se Djokovic ka lënë përfundimisht tokën australiane dhe është nisur në drejtim të Dubait.
Tenisti serb u pa duke hipur në një fluturim nga Melburni në Dubai disa orë pasi gjykata refuzoi sfidën e tij ndaj vendimit të ministrit australian të imigracionit, Alex Hawke, për anulimin e vizës.
Rreth orës 12:30 me kohën tonë lokale, ai ka fluturuar nga Australia.
Në kompeticionin e njohur “Australian Open” është vendosur që në vendin e Djokovicit të përfshihet italiani Salvatore Caruso, numri 150 në botë dhe nga ku ishte mundur në eliminatoret nga japonezi, Taro Daniel.
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...