Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka quajtur të papranueshme djegiet e veturave me targa RKS në veri të Kosovës.
Abbott ka thënë se politika duhet të dënojë dhunën dhe rrezikun që vie nga atje.
“Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë akterët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe paqen. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”, ka shkruar Abbott.
Për këtë akt ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se dhuna nuk duhet të jetë opsion dhe shprehi besimin e tij për institucionet në Kosovë.
“Dhuna nuk është opsion. Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar diplomati gjerman.
Djegien e veturave RKS të serbëve në veri, e ka dënuar edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Duke dënuar këtë vepër destabilizuese, Szunyog tha se ky shkatërrim i pronës private është bërë për frikësim të njerëzve dhe si i tillë është i mjerueshëm dhe i papranueshëm.
“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar ai.
Këtë djegie të veturave e kanë dënuar edhe nga kabineti i presidentes Osmani dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj./Arbresh.info/
Publikohet traileri i parë i ‘Superman’
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...