Mëngjesin e së martës, objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore u përfshi nga flakët.
Ani se nuk pati të lënduar në njerëz, të dëmtuara mbetën dy zyre dhe disa dokumente zyrtare që ndodheshin aty.
Në këtë Institut, i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mjekoligjor në vend, ruhen edhe mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Astrit Dehari.
E pikërisht për këtë të fundit, reagimet nga përfaqësuesit e partive opozitare ishin të shumta, të cilët hodhën dyshime drejt ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila u intervistua nga Prokuroria Speciale për rastin Dehari vetëm një ditë më parë, e po ashtu thirri konferencë menjëherë pas intervistimit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar duke kërkuar llogari nga ministrja Haxhiu, teksa dyshon se për qëllime të caktuara të pushtetit aktual është rikthyer Instituti në cak politik.
“Nga të gjitha organet kompetente, kërkoj që urgjentisht të hedhin dritë mbi këtë çështje. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë, e cila menaxhon me këtë Institut, duhet të dalë urgjentisht me informata konkrete rreth këtij rasti”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Tmerr i tmerrit, e ka quajtur zjarrin në Institut deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e cila po ashtu, ka hedhur dyshimet tek ministrja Haxhiu.
“Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast”, ka thënë Kica-Xhelili.
Nga pothuajse të gjitha reagimet e partive opozitare, thuhet se dyshimet janë për nja zjarr të qëllimshëm në Institut, teksa e nënvizojnë haptazi intervistimin e Haxhiut nga hetuesia vetëm një ditë para zjarrit.
Pas një varg sulmesh drejt ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kjo e fundit reagoi me një shkrim në Facebook, duke njoftuar opinionin publik se asnjë mbetje mortore, arkiva e IML-së dhe mostrat nuk janë dëmtuar.
Ndërsa, u jep të drejtë të gjithëve që të dyshojnë për shkak të ndodhive ndër vite në IML.
E nga Policia, e cila ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, thonë se njësitet relevante janë duke e hetuar rastin për gjetjen e shkaqeve të zjarrit.
Vlen të përmendet se kjo nuk është hera e parë që Instituti i Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në fund të muajit mars të këtij viti, teksa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Megjithatë, autoritetet janë duke punuar në zbardhjen e plotë edhe të këtij rastit.
Pikërisht në këtë objekt të Institutit, ruhen raportet e autopsive dhe ekzaminimet e ndryshme që kryhen nga ekspertë të këtij Instituti.
Në po të njëjtin vend ruhen dhe mostrat e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së që ndërroi jetë në burg shtatë vjet më parë.
Madje, pikërisht në IML ishin zhdukur një pjesë e mostrave të Deharit, gati një vit më parë, ndërsa disa ditë pas zhdukjes një pjesë e mostrave janë gjetur.
Hetimet edhe për këtë rast ende vazhdojnë./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...