Google ADS

Djegia e veturës në ShSKUK, Policia jep detaje

16:14 | 7 Tetor 2022
K.B

Sot brenda oborrit të ShSKUK, rreth orës 14:45, është raportuar se në parkingun e QKUK-së në Prishtinë , një automjet është përfshirë nga zjarri.

Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jetë prekur edhe një automjet përreth. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.

Deri më tani raportohet për një të lënduar.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /arbresh.info/

lexo edhe:

Për të dytën herë, digjet vetura e Shefit të Auditorit të Brendshëm në ShSKUK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme