Presidenti Hashim Thaçi ka dënuar aktin e mbrëmshëm të djegies së flamurit të Turqisë nga disa individë që raportohej se janë simpatizantë të zëvendësministrit të MPJ-së Gjergj Dedaj.
Ai ka thënë se ishte improvizim për të prishur raportet me Turqinë.
“Kosova ka raporte të mira me shtetin turk. Djegia e flamurit të Turqisë është akt i shëmtuar dhe i dënueshëm nga Institucionet e Kosovës. Ata individë nuk janë simpatizues të ndonjë partie, apo individi, andaj etiketimet e tilla janë të dëmshme. Sipas informatave të institucioneve të sigurisë ky ka qenë një rast i improvizuar për të dëmtuar relacionet Kosovë-Turqi”, ka theksuar ai./Arbresh.info
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...