Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është përfshirë nga flakët bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit.
Ndërkaq, disa orë më vonë policët patrullues kanë vërejtur se në disa rrugë janë vendosur disa afishe me mbishkrim “Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”.
Lidhur me rastet, janë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”
Sipas policisë, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërkaq një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohen katër persona për veprën penale” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” në Han të Elezit
Me datën 28.12.2023, rreth orës 02:23, policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informatë se bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri.
Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një ekipë e zjarrëfikësve kishte lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe fillimisht ishte inicuar një rast për hetim “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Kurse, rreth orës 09:30 policët patrullues në Han të Elezit kanë vërejtur se në disa rrugë të qytetit në Han të Elezit ishin vendosur disa afishe me mbishkrimin ,,Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve” dhe për këtë policia në koordinim me prokurorin kishte nisur hetimet për veprën penale ” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”
Në të dy rastet janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kanë marrë veprime shtesë të hetimeve.
Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, rreth orës 17:00 policia ka arritur të identifikojë, e më pas të arrestojë katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, tre persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”/Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...