Djegia e autobusit në magjistralen Han i Elezit – Kaçanik, Policia jep detaje

09:08 | 4 Gusht 2021
S D

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me djegien e autobusit që ndodhi ditën e martë në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.

Policia njofton se autobusi ishte me 20 pasagjer shtetas të Serbisë, ndërkaq nga rasti nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 09:30.

“Është raportuar se në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit një autobus me 20 pasagjer shtetas të Serbisë për shkaqe ende të panjohura ishte përfshi nga zjarri. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit autobusi është djegë në tersi dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar” thuhet në raportin e policisë/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme