Djeg barishtet, dëmton pronën e një personi tjetër

10:13 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Është arrestuar një person në fshatin Terllabuq të Vushtrrisë  pasi që gjatë djegies së disa barishteve të thata, zjarri ishte përhapur në pronën e një personi tjetër dhe kishte dëmtuar një kabllo të rrymës, disa pemë frutore dhe rrethojën e pronës.

Njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, shkruan arbresh.info.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme