Dje nuk iu lejua, por sot ministrja Gërvalla viziton Luginën e Preshevës

09:11 | 16 Dhjetor 2021
V. S.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ndonëse një ditë më parë nuk iu lejua të vizitojë Luginën e Preshevës, sot ajo do të jetë për vizitë atje.

Gërvalla në një postim në facebook shkruan se me një ditë vonesë, por sot do të fillojë vizitën e tij të parë në Luginë të Preshevës.

Postimi i plotë:

Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës.

Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë”, tha ajo./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme