Djali vret nënën në Pejë

18:00 | 14 Prill 2023
K.B

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku është vrarë një grua.

Dyshohet se një person e ka privuar nga jeta nënën e tij.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Rugova, mes tjerash bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme