Është arrestuar një person dje në Suharekë, pasi që ka kanosur nënën e tij dhe ka thyer disa orendi shtëpiake, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se ka probleme psiqike dhe është përdorues i substancave narkotike.
Pas kontrollit nga policia, në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 130gr substanca narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë dhe pastaj në mbajtje për 48 orë.
“Suharekë 29.06.2022-15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti ka kanosur viktimën nënën e tij, ku edhe ka thyer disa orendi shtëpiake. I dyshuari dyshohet seka probleme psiqike dhe është përdorues i substancave narkotike. Gjatë kontrolli në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 130 gr substanca narkotike e llojit marihuanë .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë dhe ndalohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Italia kërkon lirimin e gazetares, Cecilia Sala nga burgjet ...
Si të nisim vitin e ri me energji dhe qëllime pozitive?
Real Madrid po synon përforcime të reja nga Lig Premier
Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokur...
Sherri në Sarandë, policia arreston 8 persona, mes tyre 4 po...
Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që sh...