Djali ia përdori armën duke publikuar video në Tik-Tok, IPK inicion procedurë disiplinore ndaj një polici në Viti

16:19 | 24 Shkurt 2024
R J

Një i mitur nga Vitia ka publikuar video me armë zjarri në rrjetin social Tik-Tok.

Arma e publikuar dyshohet se ka qenë e babait të tij, i cili është zyrtar policor.

Nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë konfirmuar për Arbresh.info se lidhur me rastin kanë iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK ka trajtuar rastin për pjesën e përgjegjësisë për pakujdesinë e zyrtarit në raport me armën zyrtare. Me rekomandim të IPK-së policia ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Ndërkaq, policia sot ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në Viti.

“Viti 20.02.2024 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali”, thuhet në raport 24 orësh.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Publikoi një video me pistoletë në Tik-Tok, policia arreston të miturin në Viti

 

Të ngjashme