Për një vajzë, djali i mitur i Zëvendësministrit Bashkim Krasniqit, dhe 18-vjeçari Përparim Dugova, u përleshën fizikisht.
Nga ky konflikt, V.K., 16-vjeçar, mori disa lëndime trupore dhe përfundoi me një dorë të thyer. Zëvendësministri po e konsideron Dugovën djalë problematik, ndërkaq policia mbrëmë ndaloi tre persona. Gazeta Express ka biseduar me Krasniqin dhe ka siguruar edhe fotografitë e raportin mjekësor të të lënduarit.
Djali i zëvendësministrit të MAPL-së, Bashkim Krasniqit, u sulmua ditën e djeshme nga Përparim Dugova, gjatë kohës kur po kthehej në shtëpi nga shkolla.
Rrugës për të shkuar në shtëpi 16-vjeçari ishte me shokët dhe shoqet, e për njërën nga to ndodhi edhe konflikti që përfundoi me thikë e grushta.
Përparim Dugova e akuzoi 16-vjeçarin se ia kishte ngacmuar të dashurën dhe pastaj u përlesh me të.
Djali i zëvendësministrit u sulmua me thikë dhe mori dëmtime të lehta në trup dhe theu dorën si rezultat i incidentit. Përleshja përfundoi përkohësisht me intervenimin e kalimtarëve, e pastaj policia e Kosovës vëri nën pranga tre persona.
Edhe pse V.K. kishte insistuar se vajzën e kishte vetëm shoqe, Përparimi kishte vendosur që për këtë rast t’i qëronte hesapet.
Vetëm dje gjatë ditës, ai fillimisht e kishte kërcënuar derisa djali po kthehej nga shkolla, e pasdite konfliktin e kishte vazhduar edhe kur kishte tentuar të hyjë në shtëpinë e zëvendësministrit.
Pas intervenimit të policisë, që të tre të implikuarit në incident u shoqëruan në stacion të policisë, ku Krasniqi dha deklaratë si prindi i të miturit.
Zëvendës ministri Krasniqi ka zbuluar detaje të tjera të rastit, duke treguar edhe versionin e tij.
“Djemtë janë të moshës 15 dhe 16 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur unë isha në punë. Sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me çykë të thikës. Me të parë rastin, disa komshinjtë kanë intervenuar për t’i ndarë pjesëmarrësit në incident” u deklarua ai, duk shtuar se e njeh sulmuesin si djalë problematik, e duke treguar se pse ndodhi rasti.
“Sulmuesi njihet si djalë problematik. Arsyeja e sulmuesit ishte shumë banale. Rasti ka ndodhur kështu: pasi djali im me disa shokë dhe shoqe janë kthyer në shtëpi nga shkolla, sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me arsyetimin se ky i ka ngacmuar të dashurën edhe pse djali im e ka mohuar një gjë të tillë duke i treguar se e ka shoqe të shkollës. Edhe pas intervenimit të komshinjëve, sulmuesi ka tentuar përsëri që konfiliktin ta vazhdoj në shtëpinë time. Si rezultat i incidentit djali im ka dorën e thyer dhe ka dëmtime në qafë”, deklaroi ai.
Rastin e kanë konfirmuar edhe policia.
“Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Gjirokastra” në Fushë-Kosovë ka ndodhur një rrahje, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona meshkuj (te mitur) të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, kanë thënë Flora Ahmeti, nga Policia e Kosovës.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje