Deputeti i PDK-së në legjislaturën e gjashtë, Andin Hoti ka kritikuar deputetin e VV-së, Albin Kurti se po manipulon me ndjenjat e qytetarëve duke e trajtuar flamurin kombëtar si kartmonedhë politike.
Hoti i cili është djali i veprimtarit të shquar Ukshin Hoti, ka thënë përmes një statusi në Facebook se Albin Kurti kishte ikur nga flamuri kombëtar kur duhej ta mbronte atë, ndërkaq tani e mban në xhep për kalkulimet e tij politike, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
ABUZIMI ME FLAMURIN KUQ E ZI
Flamuri kombëtar është simboli më i shenjtë i historisë tonë të lavdishme dhe nuk është e lavdishme që ai të përdoret si kartëmonedhë politike.
Albin Kurti e ka trajtuar gjithmonë si të tillë flamurin, duke manipuluar me ndjenjat e qytetarëve.
Flamuri mbrohet deri në flijim kur është në rrezik, kurse në liri dashuria dhe respekti për të manifestohet me angazhim dhe përkushtim ndaj interesave të vendit.
Albin Kurti kishte ikur nga flamuri kombëtar kur duhej ta mbronte atë, ndërsa tani e mban në xhep për ta përdorur sa herë t’i duhet për kalkulimet e tij politike.
Albin Kurti kishte refuzuar të merrte armën për ta mbrojtur vendin dhe flamurin, ndërsa sot krekoset paturpësisht, duke keqpërdorur procesin politik nëpër të cilin po kalojmë.
Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe të zgjedhurit e popullit, sidomos ata që po e keqpërdorin flamurin kombëtar për spektakël mediatik, duhet ta dinë se Republika e Kosovës nuk është themeluar për inat të të tjerëve, siç ka thënë Babai im./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...