Mërgim Lushtaku ka reaguar ndaj akuzave që Bekim Jashari i bëri babait të tij, Sami Lushtaku.
Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një intervistë në Rtv Dukagjini ka shpërthyer në akuza të rënda për kreun e Degës së PDK’së, Sami Lushtakun, duke thënë se falë mbështetjes së Jasharajve ai është bërë komandant i UÇK’së, sepse rrethi i ngushtë i ish-komandantit legjendar s’do ta lejonte të bëhej.
Ndaj këtyre akuzave të Jasharit ka reaguar djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, përmes një postimi në Facebook.
“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Lushtaku duke cituar babanë e tij.
Ndërsa, Jashari tha sonte se Sami Lushtaku një kohë të madhe të kohës ka qëndruar larg pikave të nxehta të luftës.
“Ne e kemi përkrah, sepse sikur mos të kishim përkrahë, Samiun nuk do ta kishin lënë të bëhej komandant. S’do ta kishin lënë rrethi i ngushtë i Adem Jasharit”, ka thënë Jashari.
Përveç kësaj, Bekim Jashari, ka thënë se Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka blerë vilë, saktësisht në vitin 1998.
Posted by Mergim Lushtaku on Thursday, 17 December 2020
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...