Sot mbushen 24 vite nga zhdukja e veprimtarit Remzi Hoxha. Familja e tij, në një konferencë për mediat, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë Rama për mos zbardhjen e rastit.
Ardian Hoxha tha sot se i implikuari kryesor i vrasjes së babait të tij, Budjon Meçe, nuk është më gjallë.
“Kur ishte në opozitë, Rama fliste për këtë çështje, por duket se e bëri për të goditur palën tjetër që ishte e implikuar në krim. E kam takuar personalisht kryeministrin Edi Rama. Fillimisht më tha se i duhej kohë. Në vitin 2015 e takova sërish Ramën dhe i ofrova një zgjidhje dhe ai më orientoi tek Saimir Tahiri. Budjon Meçe është i përfshirë direkt në në krim, por tani nuk jeton më. Tahirit ja kam nënvizuar që Budion Meçeja ka qenë i implikuar, në email shihet edhe përgjigja e tij, se do ja kalonte policisë, por që nuk është bërë asgjë. Tashmë kam informacionin se Meçeja nuk është i gjallë më. Kemi humbur një rast për të zbardhur drejtësinë. Kjo është shumë zhgënjyese për ne familjarët, pasi kishim shpresa të mëdha se do na ndihmonte të gjenim eshtrat. Kjo tregon se edhe kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar të zbardhë rastin e babit tonë. Babi im, si shumë njerëz të tjerë, jetën e ka humbur për kombin shqiptar. Është shumë zhgënjyese për ne dhe shumë familje të tjeraKjo qeveri nuk ka qenë e interesuar për të zbardhur këtë çështje”, deklaroi djali i tij.
Remzi Hoxha ishte një veprimtar me origjinë nga Kaçaniku, i lindur në Shkup, në 21 dhjetor 1955.
Remzi Hoxha ishte anëtar i Kryesisë së Frontit për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar dhe Kryetar i Shoqatës për Ekonomi të Vogël dhe Zejtari (SPEVZ). Ai zhduk në Shqipëri më 21 tetor 1995 dhe fati i tij nuk dihet ende/Shqip.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...