Doktor Hafir Shala nga Krajkova që njihet si një nga mjekët e parë që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së në vitin 1998, u arrestua nga policia serbe dhe që nga ajo kohë nuk u gjetë më.
Tani më janë bërë 20 vite që kur familja nuk ka pranuar lajm nga doktori, mirëpo shpresat për ta gjetur ende nuk i kanë humbur.
Djali i tij, Gentriti thotë së dëshira për të zbardhur fatin e babait është më e madhe se dëshira për jetën, transmeton Indeksonline.
Gentriti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se do të gjejë atë.
“Do të të gjejë…Do të të gjejë ! Dëshira për ta zbardhur fatin tënd është më e madhe se dëshira për jetën. Sypatrembur gjurmëve tua !!!”, ka shkruar Gentritit.
Kujtojmë që doktor Shala ishte kidnapuar nga forcat serbe me 10 prill të vitit 1998 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...