Djali i Jakup Krasniqit: Mbështetjen e mora nga babai dhe shokët e tij – dua t’i shërbej vendit

18:38 | 7 Janar 2025
K.B

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka folur për vendimin e tij për tu bërë pjesë e listës së PDK-së për deputet, duke thënë se vendimi ka qenë i tij, porse mbështetjen e ka marrë nga babai i tij dhe shokët e këtij të fundit.

Ai ka thënë edhe se arsyeja se pse i ka hyrë politikës, është dëshira e tij për t’i shërbyer vendit e qytetarëve.

Po ashtu ai ka thënë edhe se, reagimi i Jakup Krasniqit, ka qenë shumë i mirë, ku ai i është bërë pjesë e garës për deputet.

‘‘Unë e kam ma lehtë. Me kanë prit shumë mirë njerëzit. Babi e ka lanë një trashëgime të mirë që kudo që po shkoj po e kam lehtë me komunikua me njerëzit. Vendimi u kanë i jemi, mbështetjen e kam marrë prej babit dhe shokëve e miqve të tij. Dëshira për me kanë në shërbim të vendit dhe të qytetarëve. Unë jam rritë me politikë. Reagimi i tij ka qenë shumë i mirë. E ka prit shumë mirë’’, ka thënë ai në T7.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme