Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj.
Kilaj, i cili ka qenë komandant i UÇK-së, ishte arrestuar edhe më parë nga kjo gjykatë më 2 nëntor 2023.
Në një përgjigje për Arbresh.info, djali i tij, Blend Kilaj, ka konfirmuar se sot ende nuk kanë pasur asnjë kontakt ose informacion lidhur me babain e tij. Sipas informacioneve të marra ditën e djeshme, Blendi tha se babai i tij ka qëndruar në Bazën e EULEX-it dhe se pritet që sot të fluturojë për në Hagë.
Ndryshe, me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të enjten është ndërmarrë një aksion i gjerë në Kosovë, ku janë kryer arrestime dhe bastisje në disa shtëpi të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Gjatë aksionit janë arrestuar: ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu.
Kjo prokurori me seli në Hagë ka njoftuar se aksioni ka të bëjë me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë./Arbresh.info
Amorim i përgjigjet Rashfordit, pasi paralajmëroi largimin
Hapet ankandi i parë për energji të erës me kapacitet prej 1...
ASK: Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave industriale në 2...
Municionet “Made in Kosova” – një ambicie ...
Rahoveci ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira...
Kurti sërish u bënë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen ...