Musli Gucati, djali i ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, ka reaguar pasi paneli i Gjykatës së Apelit ka bërë shpalljen e aktgjykimit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, panel ky i cili vendosi që t’ua zbus nga tre muaj dënimet personave në fjalë, nga katër vjet e gjashtë muaj, në katër vjet e tre muaj burgim.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musli Gucati u shpreh se Gjykata Speciale prapë e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike.
Ai u shpreh se Gucati dhe Haradinaj na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre, siç u shpreh ai, si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës.
“Sot prapë Gjykata Speciale e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike, me vendimet që po merr ka lënë për të kuptuar së është kundër dhe po mundohet të njëllos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hysi dhe Nasimi na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës. Këta burra asnjëherë nuk dorëzohen”, ka shkruar tutje Musli Gucati./arbresh.info/
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë