Google ADS

Djali i Hysni Gucatit përlotet në studio: Më së rëndi po e përjetojnë gjyshërit

18:17 | 16 Mars 2022
L G

Djali i Hysni Gucatit, Musliu, ka thënë se gjyshërit e tij po e përjetojnë më së rëndi mbajtjen e babait të tij në Hagë, e ku tashmë Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që të dënohet me 6 vjet burgim.

Ai është prekur shumë emocionalisht dhe madje është përlotur në Klan Kosova derisa ka treguar se janë bërë gati dy vjet prej kur gjyshja e tij nuk e ka takuar djalin e saj.

“Më së rëndi po e përjetojnë prindërit e babait, sepse janë me një moshë të shtyrë dhe kanë probleme shëndetësore. Nuk po e dinë as arsyen mirë se pse po qëndrojnë në Hagë dhe pyetja më e shpeshtë që e bëjnë është se si munden me i marr njerëzit që kanë luftuar për këtë vend dhe kanë dhënë edhe gjymtyrët e trupit. Përballja me këto padrejtësi të mëdha për prindërit e tyre është shumë e rëndë. Edhe shkuarja e tyre në Hagë është shumë e vështirë edhe për shkak të moshës dhe sëmundjeve që kanë. E kanë shumë të vështirë që të shkojnë për t’i vizituar dhe po bëhen gati 2 vjet prej kur i kanë arrestuar dhe gjyshja jeme nuk e ka pasë rastin që të takohen fizikisht. Vetëm përmes videokonferencave që ne i kemi ia kanë dëgjuar zërin”.

Të ngjashme