Google ADS

Djali i heroit kthehet nga Austria dhe i bashkohet PDK-së

17:29 | 17 Gusht 2019
Arbresh.info

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot e ka prezantuar si prurje të re Bear Berishën, djalin e Heroit të Kosovës, Xhevat Berishës, komandantit të parë që ra heroikisht në rajonin e Vërrinit të Prizrenit.

Veseli ka thënë se ardhja e Bearit në rrugëtimin politik të PDK-së është edhe e një rëndësie tjetër të veçantë, sepse ai kthehet nga Austria ku kishte emigruar pas luftës për shkak të nevojës për të punuar dhe mbajtur familjen.

Ai ka thënë se Beari do ta vazhdojë betejën e babait të tij për një Kosovë më të mirë, por me mjete të tjera.

“PDK është shtëpi e madhe politike. Çdo ditë familjes sonë po i bashkohen të rinj që duan të angazhohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë. Njëri nga ta është edhe Bear Berisha, djali i Heroit të Kosovës, komandantit të parë që ra heroikisht në rajonin e Vërrinit të Prizrenit, Xhevat Berisha. Një familje që ka dhënë shumë për Kosovën, por kurrë nuk i është njohur merita dhe kontributi për lirinë e vendit. Ardhja e Bearit në rrugëtimin tonë politik është edhe e një rëndësie tjetër të veçantë, sepse ai kthehet nga Austria ku kishte emigruar pas luftës për shkak të nevojës për të punuar dhe mbajtur familjen. Beari po e vazhdon betejën e babait të tij për një Kosovë më të mirë, por me mjete të tjera. Unë, Beari dhe PDK-ja, do të bëjmë çmos që t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë, ta zhvillojmë ekonominë dhe ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ashtu siç kemi fituar para 20 vjetësh, do të fitojmë edhe sot”, ka shkruar Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme