Djali i Fadil Fazliut, është parë para zyreve të EULEX-it që gjenden në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovës.
Fadil Fazliu po mbahet në zyrat e EULEX-it, nga ku pritet të niset për në Hagë, së bashku me dy të arrestuarit tjerë, ish-kreun e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, si dhe ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
Arrestimi i Kilajt, Smakajt dhe Fazliut është bërë sot nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me autorizim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës të cilat mbështeten nga EULEX-i.
Ky aksion sipas ZPS-së, ka të bëjë me një hetimi të vazhdueshëm që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet njoftimin e ZPS-së./Arbresh.info/
Aksioni i sotëm i Speciales dhe prangosja e Isni Kilaj, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...