Djali i dëshmorit, ushtar i Kosovës: E ardhmja ime u përcaktua ditën që linda

12:01 | 4 Janar 2022
V. S.

Është vendi ku përgatitet e ardhmja e ushtrisë së shtetit.

Duket se edhe pesha e përgjegjësisë është më e lartë.

E rregullat e ushtrisë duket që vijën pas dëshirës së madhe që të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kadetët e rinj e Qendrës për Studime Universitare-Akademike të Mbrojtjes, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Disa prej tyre fatin e kishin të përcaktuar qysh në ditën e lindjes.

E tillë është edhe historia e kadetit Leutrim Mziu.

“Vendimi për këtë ka ardhur qysh i vogël. Unë kam lind gjatë luftës pasi jam dhe djalë i dëshmorit dhe babi në ahengun për mua ka thënë, se “Kosovës i lindi një ushtar”, kështu që unë veç e kam përcjell dëshirën e tij”.

E sado që jeta për të ka ndryshuar e sfidat nuk kanë të ndalur, për ushtarin e ri kjo është ndjenja më e mirë e përjetuar.

“Njëra prej sfidave që unë kam menduar është në vitin e  parë kur kam pas lëndime shumë dhe kam qenë larg familjes. Tash meqë i kemi mbushur tri vite si ushtri, ne si ushtarakë nuk harrojmë që bartim vlerat ushtarake dhe gjithmonë mundohemi që edhe jashtë m’i përcjell këto. Kjo është ndjenja më e veçantë dhe krenaria më e madhe”.

Me histori tjetër, por më dëshirë të njëjtë që t’i shërben atdheut është edhe kadetja e re, Alisa Ramadani.

Ndonëse është në vitin e  katërt që kur i ka hyrë këtij rrugëtimi, Alisa tregon periudhën kur ju ka bashkuar kadetëve të rijnë.

“Unë kam qenë studente në Universitetin e Prishtinës para se më ardh këtu, por s’e gjeta veten dhe erdha këtu. Vendimi ma i mirë që kom marr deri tash. Jeta këtu dallon prej jetës civile, sfidat kanë qenë të mëdha më qenë larg familjes nuk ka qenë i lehtë, por në asnjë moment nuk kam mëndu me u dorëzu”.

Me vullnet të fortë e të pa dorëzuar para sfidave, kadetja e re është dalluara edhe ndërkombëtarësh.

“Ne kemi marr pjesë në simpoziumin ndërkombëtarë të Akademive Ushtarake dhe aty QSU-ja ka shkua më një temë dhe punimi jonë është publiku dhe kemi fitu. Është një ndjen e jashtëzakonshme, por tash kemi përgjegjësi ma shumë”.

Mëngjesi për 68 kadetët e rijnë sa numëron qendra është i hershem.

Zgjimi i tyre ka dhe disa aktivitete.

Ndonëse të rijnë në moshë rregullat e ushtrisë tashmë i kanë mësuar.

Të rreptë para urdhrit, por edhe të përgjegjshëm para përgjegjësive, dita e tyre është me shumë ndryshme.

Por, si në çdo fushë edhe rruga deri të marrja e epitetit ushtar ka edhe disa rregulla e sfida, tregon togeri, Arlind Osmani.

“Kadet në javën e parë brenda akademisë mundet më qenë pak vështirë se deri të adaptohen por kadet që vendosin me qëndru këtu e kanë mbështetjen e stafit në vazhdimësi”.

Që nga hapja e kësaj qendre në vitin 2005, janë gjenerata të shumta që janë përgatitur të jenë ushtar të Kosovës.

Në vigjilje të tre vjetorit të Themelimit të Ushtrisë së Kosovës, togeri Osmani thotë se çmimet ndërkombëtarë për pjesëtarët e FSK-së tregon se sa është e përgatitur Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Qendra për Studime Universitare ka katër vite dhe i trajton kadetët e rijnë për ushtri. Mbas katër vite këta pastaj caktohen për pozita më tutje në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Që nga viti 2005 ku ka fillua kjo Qendër gjeneratat kanë pas sukses të jashtëzakonshme në arena ndërkombëtarë më performancat e tyre në aspektin e profesionalizimin pjesëtarët e FSK-së tanë kanë zënë vendet e para në arenën ndërkombëtarë kjo tregon më së miri për përgatitjen e FSK-së”.

Qëndrimi së bashku më këta kadetë në një ditë të tyre ishte frymëzim dhe krenari me entuziazmin e tyre për t’i shërbyer vendit./V.Selimi/Arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme