Djali i dëshmorit Beqir Rexhepi, Berati, tregoi se si babai i tij ra dëshmor në një betejë me pushtuesit serbë që zgjati mbi nëntë orë.
Rexhepi ka shtuar se babai i tij ka rënë në betejën e parë frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai thotë se ishte shumë i ri për ta mbajtur mend, por i kanë treguar të afërmit që ishin me babain e tij në kohën kur ai ra dëshmor.
“Axha jem Zeqa ka qenë aty, oda jonë ka qenë si çerdhe. Edhe shokët tregojnë. Më datën 27 niset Jashari me grupin e vet. Kanë shkuar me i kontrollu, lirinë serbëve me u ndalë nga Drenasi. Me 27-tin i kanë marrë disa armë dhe grupi i parë kanë shkuar tek Hajdari. Grupi tjetër ka ardhur në odën tonë. Te nesrit Musa ka pasur me ardh për me shku të Ademi, edhe ka rënë në pritë tek policët serbë dhe ka filluar luftën. Tani ky grupi tjetër është nisur. Prej familjes sonë kanë dalur katër automatikë. Kanë shkuar nga Çirezi në Likoshan. Prej një katundi të Drenasit tek një i Skenderajt”, ka thënë ai në T7.
“Aty ka rënë në betejë. Ka qenë më axhën Rexhep. 9 orë e gjysmë ka luftuar i vetëm prindi. Kanë vrarë dy policë serbë. Është vrarë në Likoshan axha Rexhep. I kanë hjekur maskat dhe e kanë strehuar tek shtëpia e Ahmetit. I kanë marrë fishekët e serbëve. Kanë shkuar në drejtim të Prekazit ka luftuar me ata që kanë masakruar gruan shtatzënë dhe të tjerë. 9 orë e gjysmë kanë luftuar. Vritet axha Rexhep. Strehohet. l mbesin pa fishek. Për me i tërhek kanë shkuar. Ka ndodhur 28 shkurt 1998. Beteja e parë frontale e UÇK-së.”, shtoi Rexhepi.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...