Google ADS

Djali e rreh babanë e tij në Rahovec, përfundon në pranga

10:51 | 11 Shtator 2020
A Z

Një person është arrestuar në komunën e Rahovecit, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rahovec (NN) 10.09.2020 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj babai të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme