Ish-kryediplomati shqipëtar, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me raportimet për flamurin serb mbi hartën e Kosovës të vendosur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës”, ka shkruar ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një foto ku shihet Kosova si pjesë e Serbisë.
Ky postim u cilësua si ofendues ndaj kosovarëve, gjë që rezultoi në censurimin e këtij postimi nga vetë Instagrami pasi që një numër i madh i njerëzve kishin bërë report këtë postim./arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve