Ditëve në vazhdim kosovarët që jetojnë në Gjermani do të njoftohen rreth afateve ligjore si dhe detajeve të rëndësishme lidhur me përdorimin e lejes/patentës së tyre në shtetin gjerman.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla përmes një postimi në Facebook.
Gërvalla shkruan se me votën e Këshillit Federal gjerman, sot u përmbyll procesi i gjatë dhe i vështirë i njohjes së lejeve të drejtimit/patentave nga Kosova.
Sipas saj, mijëra e mijëra qytetarë të Kosovës në Gjermani kanë qenë për vite me radhë të privuar nga e drejta e tyre për të drejtuar automjete me lejen/patentën e tyre të fituar në Kosovë.
“Ky proces do të duhej të kishte përfunduar shumë më herët. Mijëra Euro kanë paguar familjet shqiptare në Gjermani për të bërë patentën gjermane, e cila për një shumicë të konsiderueshme të tyre ndërlidhej drejtpërdrejtë me mundësinë për të punuar ose jo. Gjatë ditëve në vijim do të informoheni rreth afateve ligjore si dhe të gjitha detajeve të rëndësishme lidhur me përdorimin e lejes/patentës suaj në Gjermani”, shkruan Gërvalla./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...