Google ADS

Ditëlindja e Skënderbeut festohet me këngë e valle në sheshin e Prishtinës

13:35 | 6 Maj 2023
A. B.

Sot është ditëlindja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Me këtë rast në sheshin i cili mban emrin e heroit është mbajtur një manifestim.

Njëri nga organizatorët e këtij manifestimi, Agron Qalliku nga Durrësi, tha se ky manifestim është në saje të patriotizmit e kemi bërë për nder të lindjes së heroit kombëtar Skënderbeut, e organizuam këtë takim me atdhedashës, jo vetëm nga Kosova dhe Shqipëria por edhe nga Diaspora.

“Kjo datë është kërkuar të hynë në kalendarin e festave kombëtare”, tha Qalliku për arbresh.info

Ndërsa, Hamëz Brahimaj nga fshati Shqiponjë i Gjakovës ka ardhur enkas për këtë ngjarje.

“Është e dhimbshme që sot nuk është plot sheshi me njerëz, sepse e gjithë bota kanë shkruar për Skënderbeun”, u shpreh ai.

Për të nderuar edhe më shumë figurën e heroit kombëtar, në sheshin e Prishtinën hodhën valle të ndryshme.

Përndryshe, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, kurse figura e tij prej heroi, nga koha e tij te rimarrja prej rilindasve dhe deri te ne sot, ka mbetur qendror në identitetin shqiptar. /Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme