Sot në Kosovë, me vendim të presidentes, Vjosa Osmani është ditë zie pas vrasjes së dy grave brenda katër ditëve.
Ambasada amerikane në Kosovë ka ulur në gjysmë shtizë flamurin amerikan në nderim të kësaj dite, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se vrasjet dhe aktet e fundit të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
“Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në shënimin e Ditës Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicideve dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje. Vrasjet dhe aktet e fundit të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe dëm”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin