Në Kosovë shënohet dita pa makina. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, OJQ-të “Lets do it Kosova”, “REC”, “GAC” dhe SHFMU “Shkolla e Gjelbër” ka shënuar 22 Shtatorin Ditën Ndërkombëtare pa Makina.
Para objektit të Qeverisë gjegjësisht ndërtesës “Ish Rilindja” janë mbajtur disa aktivitete ku pastaj “Adventure Trips Kosovo” organizon një tur me biçikleta duke filluar nisjen nga qeveria në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Dita Botërore e Qyteteve pa makina është një përkujtim i jetës publike e qytetare, e lirë nga zhurmat, stresi dhe ndotja e makinave. Ditët pa makina janë organizuar fillimisht gjatë krizës së naftës në 1970ën, ndërsa në qytetet europiane janë organizuar në fillim të viteve 1990-të./Arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...