Dita ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, Osmani: Do të punojmë me ngulm për më shumë barazi, qasje e gjithëpërfshirje

12:28 | 20 Nëntor 2021
A. B.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve ka thënë se do të punojnë me ngulm për më shumë barazi, qasje e gjithë-përfshirje.

Osmani në një postim në Facebook uron Ditën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve thotë se ditë më parë e priti në zyrën e saj një mysafir të veçantë ku edhe iu rikujtoi se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë.

“Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ditë më parë e prita në zyrën time një mysafir të veçantë. Rijadi, shok imi prej më shumë se një viti, zemërëmbël, na e rikujtoi se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë.

Sot, kur po e shënojmë këtë ditë të veçantë për ta, uroj që zemra e çdo fëmije të gëzohet përgjithnjë, që mendjet e tyre të mbesin përherë kurreshtare e që në rrugëtimin e tyre jetësor të mirat t’i përcjellin hap pas hapi. Por, këtë vit uroj mbi të gjitha më shumë barazi, qasje e gjithpërfshirje.

Ne në Presidencë, së bashku me Rijadin dhe gjithë ekipin, do të punojmë me ngulm që ta jetësojmë këtë qëllim.

Urime Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!”, shkruan Osmani. /arbresh.info/

Të ngjashme