Google ADS

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ndriçohet qeveria

22:43 | 25 Nëntor 2019
L G

Me rastin e shënimit të 25 nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore, ka vazhduar fushatën e 16 ditëve të aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë, Zyrës së Kryeministrit me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli.

Fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit është fushatë botërore që organizohet çdo vit. Fushata fillon me 25 Nëntor, është e  njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave. Simboli i fushatës është kordelja e bardhë, ndërsa ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia qe simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave .

Ndërtesa e Qeverisë do të qëndrojë e ndriçuar prej orës 17:00 deri në orën 24:00.

 

 

 

 

Të ngjashme