Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Hoxha, ka theksuar angazhimin e Shqipërisë për ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe të drejtë për të gjithë.
Ai nënvizoi krijimin e “Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit” si një hap të rëndësishëm për promovimin e barazisë gjinore, duke ofruar mundësi zhvillimi profesional dhe karriere për gratë në polici.
“Dita e sotme, e shënjuar si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, është një dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një shoqëri të sigurt dhe të drejtë për të gjithë. Një ndër hapat domethënës në këtë drejtim është krijimi i “Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit”, një mekanizëm që jo vetëm promovon barazinë gjinore, por edhe ofron hapësira për zhvillim profesional dhe mundësi karriere për oficeret gra. Barazia gjinore nuk është vetëm një parim thjesht moral, por edhe një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve në zbatimin e ligjit”, u shpreh Hoxha.
Ministri Hoxha përmendi hapat e ndërmarrë nga Ministria e Brendshme që sigurojnë përfaqësimin e barabartë të grave në të gjitha nivelet e Policisë. Hoxha theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjithë aktorëve, përfshirë qeverinë, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile, për të krijuar një sektor të sigurisë më gjithëpërfshirës dhe efikas në luftën kundër dhunës ndaj grave.
“Ministria e Brendshme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ndërtimin e kapaciteteve brenda strukturave të saj, konkretisht: Trajnime të vazhdueshme për oficerët e Policisë mbi dhunën me bazë gjinore, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Reforma në proceset e rekrutimit dhe promovimit, duke siguruar përfaqësim të barabartë të grave në të gjitha nivelet e Policisë dhe strategjive operacionale. Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmirësuar më tej përfshirjen gjinore në sektorin e sigurisë publike dhe për të krijuar mekanizma më të fuqishëm për eliminimin e dhunës ndaj grave, Për të adresuar këto sfida që përmenda, dua ta theksoj se kërkohet angazhimi i të gjithë aktorëve dhe faktorëve — Qeveri, partnerë ndërkombëtarë dhe shoqëri civile. Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të ndërtojmë një sektor të sigurisë më gjithëpërfshirës dhe më efikas”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...