Google ADS

Dita Ndërkombëtare e Ujit, KRU Prishtina: Furnizimi me ujë varet nga keqpërdorimi i qytetarëve

16:49 | 22 Mars 2023
E.H

“Ujë me bollëk liqeni i Batllavës është në kuotën maksimale, Badovci edhe katër metra e gjysmë”

Sot është shënuar Dita Botërore e Ujit, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit të konsumatorëve dhe rëndësinë e tij.

Lidhur me këtë ditë, portali “Arbresh.info” ka vizituar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, në një prononcim për “Arbresh.info”, thotë se ujë do të ketë mjaftueshëm, nëse nuk keqpërdoret dhe nuk do të ketë kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

Duke theksuar se liqeni i Batllavës është në kuotën maksimale, kurse liqeni i Badovcit edhe katër metër e gjysmë është që të arrijë nivelin më të lartë.

“Ne tani për tani jemi duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit tek të gjithë konsumatorët dhe ujë do të kemi nëse nuk keqpërdoret dhe nuk do të ketë kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit. Ta shpenzojmë ujin për nevoja shtëpiake për higjen dhe assesi për destinime të tjera të pa arsyeshme sepse me te vërtetë mund të humbasim shume nëse e keqpërdorim ujin, ngase niveli i ujit ne liqenin e Batllavës tashmë e keni në kapë derdhje është ne kuotën maksimale. Ndërsa niveli i ujit ne liqenit të Badovcit edhe katër metra e gjysme është që të arrijë kuotën maksimale”, thotë Mjeku.

Ajo pohon se nuk do të ketë mungesë të ujit vetëm nëse nuk keqpërdoret nga konsumatorët.

“Nuk do të ketë mungesë mund të ketë mungesë të ujit nëse keqpërdoret ne zonat të cilat furnizohen ne sistemin e liqenit të Badovcit sepse tashmë është në rritje të konsumatorëve në zonën e shërbimit dhe kërkesa për furnizim do t’i tejkalojë mundësitë e fabrikave apo liqeneve, andaj me një shpenzim racional me një vetëdijesim të uji për rëndësinë e saj do të kemi mjaftueshëm vetëm nëse nuk ka kyçje ilegale dhe nuk keqpërdoret. E kemi dhe qendrën e thirrjeve që për çdo keqpërdorim do të mbesin anonim dhe mund të thërrasin të gjitha ata persona që hasin në dikë që e keqpërdor”, shtoi Mjeku.

Duke shtuar se uji i cili rrjedh ka cilësinë më të mirë se ai i cili blihet në shishe të plastikës, dhe ka çmimin më të arsyeshëm, 45 cent në një mijë litra ujë.

“Uji që rrjedh është shumë më i mirë se sa uji që blihet në shishen plastike dhe kushton shumë më lirë, 42 cent një mijë litra ujë i trajtuar duke kaluar të gjitha proceset teknologjike për trajtim”, tregon ajo.

Juniku: Ky është një moment për të reflektuar mbi sfidat globale që ndikojnë në burimin e ujit

Kurse zëvendësdrejtori i Asociacionit të Ujësjellësve të Kosovës, Bekim Juniku për “Arbresh.info”, thotë se kjo ditë është për të reflektuar mbi sfidat globale që ndikojnë në burimin e ujit.

“Ky është një ditë e dedikuar ndërgjegjësimit dhe promovimit të menaxhimit të ujit si burim të çmuar dhe i pashoqëruar për jetën dhe zhvillimin njerëzor. Ky është një moment për të reflektuar mbi sfidat globale që ndikojnë ne burimin e ujit, siç janë ndryshimet klimatike, urbanizimi, shfrytëzimi i ujit ne baza të padrejta de shpërdorimi i burimeve të ujit. Në këtë ditë, ne gjithashtu mund të festojmë sukseset dhe arritjet ne menaxhimin e ujit, siç janë rritja e qasjes së njerëzve ne ujë të pastër dhe shpërndarja e ujit ne mënyrë të ndershme dhe të barabartë nëpër komunitete dhe vende”, shprehet Juniku.

Disa nga qytetarët nuk ishin të njoftuar se sot është Dita Botërore e Ujit, kurse disa të tjerë përmes mjeteve të informimit ishin në dijeni këtë ditë.

Ndryshe, kjo ditë për herë të parë është shënuar në vitin 1992, e cila është përcaktuar me rezolutën e OKB-së. Me shënimin e kësaj dite, OKB-ja ka për qëllim të rrisë rëndësinë e ujit dhe kujdesin ndaj saj./Arbresh.info/Diellza Gashi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme