Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.
Kur janë bërë 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe mbi 1600 persona figurojnë si të zhdukur.
Kjo ditë do të shënohet me disa aktivitete në Kosovë.
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën ” 27 Prilli 1999 Mejë”, në shënim të 27 prillit, Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, mbahen këto aktivitete:
Ora 10:00- Homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës (para Kuvendit të Republikës së Kosovës)
Ora 12:00- Arritja në Kompleksin Memorial në Mejë, (Mejë, Komuna e Gjakovës)
Ora 12:15- Vendosja e kurorës së përbashkët (Memoriali në Mejë)
Ora 12:20- Tubim përkujtimor në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë (Kompleksi Memorial në Mejë)
Edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëjë nderime te memoriali për të Pagjeturit./Arbresh.info/
Yjet botërorë përjetojnë ferrin mbi tokë/ Ja VIP-at që zjarr...
Lajçak takohet me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të...
Spitali i Pejës dënon operatorët që nuk përmbushen me kohë k...
Mediat e huaja: Përgatituni për aventura të reja në destinac...
Tri opsione për sulmin – por njëri prej tyre është më lehtë ...
Studimi identifikon potencialin e rrezikut për mijëra mutaci...